SHBA-ja ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj anijes Jalveer me flamur të Guinea-Bissau.
Komanda Qendrore (Centcom) ka thënë se anija "po shkelte bllokadën" duke u përpjekur të transportonte naftë iraniane përmes Gjirit të Omanit.
Sipas Centcom, kjo është anija e tretë e goditur nga forcat amerikane në atë pjesë këtë javë, pas sulmeve ndaj anijeve Marivex dhe Settebello.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur këtë javë për shkak të rikthimit të sulmeve të ndërsjella.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani “kishte marrë shumë kohë për të bërë marrëveshje” dhe se SHBA-ja do të detyrohej që ta sulmonte.