Ushtarët e Vladimir Putinit janë lënë të vetmuar dhe të plagosur në fushëbetejë, në përpjekje për t'u fshehur nga forcat e ushtrisë ukrainase. Mediumi KyivPost ka publikuar pamje të filmuara nga dronë ku ushtarët shihen të plagosur e me paterica duke lëvizur në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa prej tyre u panë me paterica dhe me vështirësi në të ecur. Ushtarët, sipas blogjeve ushtarake, janë nga Regjimenti 503 i rusëve, që u lanë në fushë pa mbrojtje.

Kjo thuhet se ka ndodhur në rajonin e Pokrovskyt.
Derisa për pak ditë shënohet trevjetori i nisjes së luftës në Ukrainë, është raportuar vazhdimisht se ushtarët e Putinit po lihen pa ndihma nëpër llogore dhe fusha të hapura lufte.
Po ashtu, është raportuar se ushtarë të papërgatitur dhe papërvojë janë dërguar në luftë.