Kepi i Gjelbër e ndali Spanjën në një barazim pa gola. Ishte një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.
Një vend futbolli me mbi 50 milionë banorë, nuk mundi të kapërcente një grup ishujsh që përfshijnë 500 mijë banorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEsenca e futbollist është se kushdo ka një shans kundër kujtdo. Me rritjen e fuqisë financiare në lojë, kjo esencë bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u parë. E megjithatë ka ditë si e hëna në Kupën e Botës që sfidojnë gjithçka, shkruan Sky Sports.
Spanja kundër Kepit të Gjelbër. Favoritja e turneut kundër debutueses dhe autsajderes së plotë.
Në vend që ka fituar katër Evropianë dhe një Kupë Bote kundër një ekipi që humbi nga Mauritania në kualifikime.
Por Spanja megjithatë nuk ia doli të fitojë në ndeshjen që përfaqësonte mospërputhjen më të madhe në histori të futbollit.
Në aspektin e cilësisë së futbollit kjo mospërputhje vërehej që kur nisi ndeshja.
Derisa 40-vjeçari Vozinha i bëri të gjithë për vete me shtatë pritjet madhështore, portieri i Kepit të Gjelbër ishte i dyti i përfaqësueses së tij për prekje të topit. Kjo dëshmon që lojtarët e përfaqësueses afrikane thjesht nuk ishin në gjendje ta mbanin topin.
Në pjesën sulmuese të fushës, spanjollët i kishin 400 pasime të sakta. Lojtarët e Kepit të Gjelbër i kishin vetëm 16. Edhe në elementet tjera dallimi ishte i madh. Por jo në gola.
Dy qendërmbrojtësit e Kepit të Gjelbër po ashtu kishin paraqitje impresive. Diney Borges fitoi më së shumti duelese dhe bëri më së shumti ndërhyrje. Pico Lopes e largoi topin plot 11 herë dhe bëri një bllokim vendimtar.
Pika për Kepin e Gjelbër u fitua falë lojës me zemër. Nuk është befasi marrë për bazë karrierën e lojtarëve të ishujve në oqeanin Atlantik. Tre vjet më parë mbrojtësi Sidny Cabral ishte vetëm në kategorinë e pestë të Gjermanisë. Sulmuesi Garry Rodrigues ka punuar si postier.
“Kjo do të thotë çdo gjë për ne”, theksoi trajneri i Kepit të Gjelbër, Pedro Brito.
“Është provë e asaj që përfaqëson vendi ynë – qëndrueshmëri dhe përpjekje për të kapërcyer vështirësitë”.
Barazimi me Spanjën mund të ndryshojë jetën e shumicës së lojtarëve të Kepit të Gjelbër. Tashmë kjo ka nisur me Vozinhan.
Derisa momenti është i përfaqësueses së vogël, pyetja e rëndësishme është pse Spanja dështoi të fitonte. Për Spanjën ishte një dështim i madh, ndoshta më i madhi ndonjëherë.
Topi ka lëvizur shumë ngadalë. Deri në minutën e 38-të, spanjollët e kishin vetëm një goditje në portë.
Te Spanja e dinë se duhet të përmirësohen dhe se kanë hapësirë për këtë. Barazimi mund të jetë shtytje për Spanjën.
Ndonëse ka të tillë që e vlerësuan turp kombëtar për Spanjën, rrëfimi i spanjollëve në këtë Kupë të Botës është larg përfundimit Ky është një tjetër shembull i bukurisë së futbollit.