Kryeministri australian, Scott Morrison i ka kërkuar falje një ish-punonjëses politike e cila thotë se u përdhunua nga kolegu në Dhomën e Parlamentit në vitin 2019.
Pretendimet dhe ankesat e Britttany Higgins për mënyrën se si ajo trajtohej nga shefat nxitën një rishikim në kulturën parlamentare të vendit të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkimi i faljes në parlament të martën ishte edhe për të tjerët që kanë përjetuar sjellje të pahijshme seksuale ose ngacmime.
Morrison është përballur edhe më herët me kritika për përgjigjet e tij.
Higgins ishte ulur në galerinë publike të Dhomës së Përfaqësuesve për të parë kërkimfaljet nga kryeministri, lideri i opozitës dhe të tjerë.
“Më vjen keq, na vjen keq. Më vjen keq zonjës Higgins për gjërat e tmerrshme që ndodhën këtu. Vendi që duhet të ishte një vend sigurie, që doli të ishte një makth”, tha Morrison.