Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohen nga burgu dy udhëheqësit kryesorë të trazirave të Kapitolit

Enrique Tarrio

Enrique Tarrio

Foto: Associated Press

Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 janë liruar nga burgu.

Enrique Tarrio ishte lider i grupit të ekstremit të djathtë "Proud Boys" dhe ishte dënuar me 22 vjet burgim. Familja e tij ka thënë se ai është liruar mëngjesin e së martës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tarrio mori një falje të plotë ndërsa Stewart Rhodes, themeluesit të milicisë "Oath Keepers", iu zbut dënimi nga Trumpi.

Tarrio dhe Rhodes, sipas dëshmive, udhëhoqën kontingjentet e grupeve të tyre drejt Kapitolit, me shpresën për të mbajtur Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka lëshuar gati 1,600 falje në lidhje me trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021 që në ditën e parë të presidencës së tij.