Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re

Ozgur Ozel

Foto: Associated Press

Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare të Turqisë ka njoftuar të martën planet për të krijuar një parti të re politike, me qëllim që të sfidojë presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

Ky njoftim ka ardhur disa muaj pasi Ozgur Ozel u largua nga posti i tij si kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP) me vendim gjykate, një vendim që kritikët e konsiderojnë si një përpjekje me motive politike për të dobësuar opozitën.

Largimi i tij dhe rikthimi në detyrë i ish-drejtuesit të partisë, i cili nuk gëzonte popullaritet, kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe mes shumë mbështetësve të CHP-së.

Sipas raportimeve, lëvizja e re politike, e cila pritet të quhet "Yeni Parti" (Partia e Re), do të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj jave.

Pritet që shumë nga 135 ligjvënësit e CHP-së në parlamentin me 600 vende të largohen nga kjo parti për t'iu bashkuar forcës së re politike.

Ozel ka deklaruar se ajo do të bëhet partia kryesore opozitare në parlament "me një diferencë të madhe".

Edhe Gjykata turke largon kreun e partisë kryesore opozitare Botë 1 muaj më parë Gjykata turke largon kreun e partisë kryesore opozitare

Në muajin maj, një gjykatë apeli, duke iu referuar parregullsive të pretenduara, ka anuluar votimin e kongresit të partisë të vitit 2023, përmes të cilit Ozel ishte zgjedhur kryetar i CHP-së. Ky vendim riktheu në krye paraardhësin e tij, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogani, i cili e ka drejtuar Turqinë për më shumë se dy dekada, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, i ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje të qeverisë në sistemin gjyqësor, duke e cilësuar çështjen ligjore që çoi në largimin e Ozelit si një mosmarrëveshje të brendshme brenda CHP-së.

Nën udhëheqjen e Ozelit, CHP-ja i ka dhënë një goditje të madhe partisë në pushtet të Erdoganit në zgjedhjet lokale të vitit 2024, duke fituar në disa qytete dhe duke forcuar pozitat e saj në bashki kyç që i kishte fituar fillimisht pesë vjet më parë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.