Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anëtarët e BE-së bien dakord për marrëveshjen tarifore me SHBA-në

Bashkimi Evropian

Foto: Associated Press

Bashkimi Evropian ka miratuar të mërkurën marrëveshjen tarifore me Shtetet e Bashkuara e cila do të reduktonte tarifat amerikane për shumicën e eksporteve të BE-së në 15%, duke shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me presidentin Donald Trump përpara afatit të tij të 4 korrikut. 

Debate të ashpra u zhvilluan midis ligjvënësve dhe udhëheqësve të bllokut prej 27-vendesh, duke rrezikuar marrëveshjen e arritur me vështirësi që rregullon shkëmbimin masiv të mallrave dhe shërbimeve përtej Oqeanit Atlantik, midis dy prej ekonomive më të mëdha në botë, të cilat tani po përballen me pasoja të rrezikshme nga lufta në Iran. 

Në Parlamentin Evropian, ligjvënësit kërcënuan të bllokojnë marrëveshjen tregtare që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte arritur korrikun e kaluar me presidentin amerikan, Donald Trump, pas muajsh negociatash, pas vendosjes së tarifave botërore të administratës së tij. 

Komisioneri i Tregtisë i Komisionit Evropian, Maros Sefcoviq, ka thënë se ishte një “natë intensive” me të paktën pesë orë bisedimesh. 

Ai ka thënë se kanë arritur një rezultat të fortë me ndikim domethënës.