Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka thënë se qëllimi i ligjit është i dyfishtë.
“Së pari të forcojë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke e bërë të qartë se pasuria duhet të jetë në përputhje me të ardhurat e ligjshme dhe së dyti të ruajë standardet kushtetuese dhe të drejtat themelore duke siguruar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm me vendim gjyqësor”, ka theksuar Gërvalla.
Ajo ka deklaruar se ky ligj jep një mesazh të qartë. “Mandati publik nuk është mundësi për pasurim personal, si dhe është përgjegjësi që duhet kryer bazuar në dispozitat dhe obligimet ligjore. Në anën tjetër, për qytetarët, kjo nismë dhe ky ligj do të thonë më shumë barazi, pastaj drejtësi dhe gjithashtu, më shumë besim në institucionet shtetërore”, shtoi ajo.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, si dhe Projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm.
Në mbledhjen e mbajtur të hënë Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, si dhe Projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm.
Edhe
Gërvalla: Projektligji për Byronë nuk cenon qytetarin, merret me zyrtarët publikë
Qeveria ka miratuar edhe Draftraportin e Vlerësimit të Përputhshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2025.
Gjithashtu është miratuar edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25”, Segmenti QMI-Lipjan.
Qeveria i kërkon Kuvendit të marrë vendim për dërgimin e FSK-së në Gazë
(Tekst i përditësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënë i ka kërkuar...-
Komisioni miraton projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Qeveria për herë të tretë miraton projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve