Kupa e Botës ka përfunduar, por a mund t’i ndiejnë klubet e Premier Leagues efektet e turneut ndërsa përgatiten për edicionin e ri?
Kupa e Botës zgjati gjashtë javë dhe përfundoi me triumfin e Spanjës.
Më shumë se 150 lojtarë të klubeve të Premier Leagues ishin pjesë e Botërorit. “Sky Sports” ka bërë një analizë se si mund të ndikojë në klube paraqitja e gjithë këtyre lojtarëve në ngjarjen globale.
Manchester City ishte klubi i Premier Leagues më i përfaqësuar në Botëror. Plot 16 lojtarë të Cityt ishin në SHBA, Kanada e Meksikë. Këtu përfshihet edhe Rodri, kapiteni i Spanjës që u shpall më i miri.
Edhe katër lojtarë të tjerë të Cityt arritën në gjysmëfinale.
Edhe
Skuadrat me më së shumti lojtarë në Botëror
Arsenali u përfaqësua nga 13 lojtarë, ku përfshihen edhe treshja e Spanjës, David Raya, Mikel Merino dhe Martin Zubimendi. Tek Anglia ishin katër lojtarë të Arsenalit.
Tottenhami, Sunderlandi, Aston Villa, Crystal Palace dhe Manchester United ishin klubet tjera që në Botëror i kishin dhjetë apo më shumë lojtarë.
Manchester City kryeson listën edhe për minuta të luajtur nga lojtarët. Lojtarët e kësaj skuadre në Botëror i kaluan 5595 minuta në fushë. Lojtarët e Arsenalit luajtën 4224 minuta.
Ka rëndësi se sa kohë lojtarët qëndruan në Botëror, pasi FIFA ka urdhëruar pushim prej së paku tri javësh për lojtarët para edicionit të ri. Kjo nënkupton se lojtarët që shkuan larg në Botëror do të paraqiten në stërvitje shumë më vonë se pjesa tjetër e lojtarëve, shkruan Sky Sports.
Edicioni i ri në Premier League fillon më 21 gusht.
Lajm i mirë për Manchester Cityn është se lojtarët e kësaj skuadre nuk pësuan lëndime. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët e klubeve tjera të Premier Leagues.
Edhe
Spanja feston triumfin në Kupën e Botës
Aston Villa humbu Amadou Onanan për shkak të një lëndimi të ligamenteve. Ky lëndim kërkon rreth nëntë muaj rikuperim.
William Saliba i Arsenalit pësoi lëndnim në shpinë në gjysmëfinale, ndërsa Bukayo Saka dhe Declan Rice, dy lojtarët tjerë të Arsenalit, kishin telashe me gjendjen fizike.
Youri Tielemans, i cili u transferua nga Aston Villa te Manchester Unitedi, pësoi lëndim në hamstring.
Manuel Ugarte i Unitedit po ashtu pësoi lëndim të ligamenteve dhe mund të mungoi deri në një vit.
Kur përfshihen gjithë faktorët – minutat e luajtur, lojtarët e shfrytëzuar, lëndimet, kohëzgjatja e rikuperimit dhe paraqitjet e fundit – Arsenali del të jetë klubi më i prekur.
Pasojnë Aston Villa, Manchester Unitedi dhe Tottenhami, kurse Manchester City është vetëm i pesti.
Edhe
Spanja – kontroll, qetësi, kampione
Coventry është klubi i vetëm i Premier Leagues që nuk e kishte asnjë lojtar në Botëror. Kjo do të thotë që Frank Lampard ka skuadër të plotë në fazën përgatitore.