Publicisti Fatos Lubonja i ka cilësuar protestat në Shqipëri kundër investimit në Zvërnec - të quajtura “Revolucioni i Flamingove” – si lëvizje të pazakontë në historinë shqiptare. Ai ka krahasuar këto aktualet me ato të viteve 1990 kundër komunizmit.
Ai është shprehur se për të ndalur investimet që e dëmtojnë Shqipërinë duhet të protestohet deri në dorëheqjen e Qeverisë së Edi Ramës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të shpëtuar këtë Shqipëri ia vlen edhe dy vjet të qëndrohet në atë protestë, jo duke fjetur por duke dalë atje përditë derisa të realizohet dorëheqja e kësaj qeverie që ka bërë mbrapshtia të pafundme”, ka thënë ai në Interaktiv.
Lubonja ka theksuar se mobilizimi i qytetarëve dallon nga protestat e zakonshme politike që janë organizuar ndër vite në vend. Siç ka thënë ai, kauza e kësaj proteste është “ta shpëtojmë Shqipërinë nga një masakrim dhe grabitje e një klase politike dhe ekonomike në bashkëpunim me krimin e organizuar”.
“Nuk e shikoj si një nga protestat e radhës që janë organizuar në Shqipëri, nëse marim parasysh ato protestat që ka bërë opozita apo të tjera, kjo është një protestë ndoshta e paparë në historinë e shqiptarëve për një kohë të gjatë, ndoshta mund të kujtoj edhe vitet ‘90 rënien e komunizmit kur kishte protesta të fuqishme”, potencoi ai.
Lubonja ka kritikuar partitë që kanë udhëhequr Shqipërinë, duke i bërë përgjegjës për keqqeverisje si Sali Berishën, si ish-kryeministër, ashtu edhe Edi Ramën, tash kryeministër.
“Është ndërtuar një Shqipëri me oligarkët dhe krimin e organizuar, për oligarkët dhe krimin e organizuar, që kanë privuar pjesën tjetër të shoqërisë jo vetëm nga vendimmarrja por nga të mirat që duhet të gëzonin në këtë Shqipëri. Protesta është për një Shqipëri tjetër, jo këtë. Patjetër përgjegjësit kryesorë janë ata që e kanë qeverisur, nuk është vetëm Edi Rama por është edhe Sali Berisha. Janë dy parti që kanë qeverisur kështu, me oligarkë për oligarkë”.
Për të 11-n ditë me radhë në rrugët e Tiranës qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër një projekti turistik që planifikohet të ndërtohet në Zonën e Mbrojtur “Vjosë-Nartë”, nga Zvërneci deri te Pishë-Poro, afër Vlorës. Protestës i është dhënë emri “Revolucioni i Flamingove” si simbol i biodiversitetit që e karakterizon zonën dhe kundërshtimit ndaj ndërhyrjeve, që sipas aktivistëve mjedisorë, rrezikojnë ta transformojnë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Shqipërisë.