Prokurori special Naim Abazi ka përmbyllur fjalën përfundimtare duke i thënë Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti i sulmit terrorist në Banjskë, nuk është i zakonshëm, meqë ai është thelbësor për rendin kushtetues të Kosovës.
Ai ka thënë se nëse nuk jepet dënim maksimal për të akuzuarit, sipas tij, do të relativizohet rendi kushtetues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dënimi i vetëm proporcional është burgimi i përjetshëm... Çdo dënim më i ulët do të ishte në shpërputhje me gravitetin e veprës”, ka thënë ai.
Abazi tha se provat dëshmojnë për sulm të organizuar, të planifikuar, me armatim të rëndë, me qëllim të destabilizimit të strukturave kushtetuese të Kosovës dhe që kishte për qëllim ndarjen e veriut nga Kosova.
Prokurori Abazi theksoi se Blagoje Spasojeviq u gjet i plagosur e i veshur me jelek antiplumb dhe se Vladimir Toliq ishte i armatosur me kallashnikov i mbushur plotë me fishekë në momentin e arrestimit. E për Dushan Maksimoviq ai tha se ka komunikime që dëshmojnë organizim, si kur ka shkruar se
“Ka të shtëna nga të gjitha anët, luftë” dhe komunikime të tjera që dëshmojnë se ai shkoi në vendngjarje dhe nuk iu shmang grupit kriminal – duke përfshirë edhe shprehjen “kur do t’i mbushim shtyllat”.
Abazi i kërkoi gjykatës që t’i marrë parasysh rrethanat rënduese, përfshirë atë se kryerja e veprës terroriste përbën nivelin më të lartë i rrezikshmërisë shoqërore dhe theksoi edhe shkallën e lartë të dashjes.
Avokatja e policit Çlirim Shaqiri që u lëndua gjatë sulmit, Besjana Ismaili, tha se ende nuk është shëruar dhe që nga dita e sulmit nuk ka mundur të punojë më. Ajo kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka thënë se të akuzuarit duhet të marrin vetëm burgim të përjetshëm.
"Vetëm burgim të përjetshëm...Nuk e vranë vetëm Afrim Bunjakun, na vranë të gjithë ne"
Avoakti Koci theksoi se nuk shprehën pendim në asnjë fazë dhe arsyetimi se ata ishin pa ose me përvojë nuk duhet t'i largojë nga dënimi me burgim për jetë.
VIDEO: