Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ishte pranë vdekjes, Jimenez në lot pas golit për Meksikën në Botëror

jimenez

Raul Jimenez më në fund përjeton momentin e tij prej ylli duke luajtur për Meksikën në Kupë të Botës.

Sulmuesi 35-vjeçar shpërtheu në lot pasi shënoi golin e dytë të “El Tri” kundër Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut e hapi Botërorin me fitore 2:0, të enjten mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte goli i parë në Kupë të Botës për Jimenezin, i cili pësoi frakturë të kafkës derisa luante për Wolverhamptonin në Angli, më 29 nëntor të vitit 2020. Jimenez iu nënshtrua një operacioni që ia shpëtoi jetën.

U shërua plotësisht disa muaj më vonë, por lëndimi e detyroi të mbante helmeta të ndryshme mbrojtëse për pjesën tjetër të karrierës.

Jimenez pësoi lëndime të tjera dhe rënie në formë më pas. Kishte paraqitje të zbehta në Botërorin e kaluar. Ai dështoi të shënonte, kurse Meksika nuk arriti në fazën nokaut për herë të parë që nga viti 1978. 

Momenti i tij më i madh mund të ketë qenë një gol i bukur në fitoren kundër Panamasë në kualifikimet e Kupës së Botës 2014. Ishte vlerësuar gol i vitit në CONCACAF. Ishte vetëm zëvendësues në atë Botëror në Brazil.

“Mendoj se pati fillim të shkëlqyer. Ai gjithmonë ka qenë në hije të dikujt tjetër. Por tani është titullar dhe e ka merituar këtë”, ka thënë selektori i Brazilit, Javier Aguirre.

Në mars, Jimenez mbeti pa mbështetësin më të madh. Babai i tij, Raul Jimenez Vega vdiq në moshën 62-vjeçare. Meksikani qau pasi shënoi për Fulhamin më 21 mars kundër Burnleyt.

“Për më tepër ai po merrej me një situatë personale që mund t’i ketë dhënë motivim shtesë”, tha Aguirre. “Dhe shënoi gol në fitore. Ishte ditë perfekte”.

Jimenez tani i ka 46 gola në 125 paraqitje për Meksikën. Ai ka konfirmuar kthimin te Wolverhamptoni për edicionin e ardhshëm. Te kjo skuadër qëndroi nga viti 2018 deri në vitin 2023. Te Fulhami ishte për tre vjet, ndërsa ka luajtur edhe për Benfican e Atletico Madridin. Tani e ka fokusin ta udhëheqë Meksikën drejt suksesit në Botëror.