Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka thënë se ekipi i është përmbajtur instruksioneve në fitoren 2:1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës në futboll.
“Para ndeshjes i dhashë dy mesazhe: të mos dorëzohemi deri në fund dhe të jemi të bashkuar si një”, ka thënë Myung-bo në konferencë për shtyp pas ndeshjes. “Pavarësisht nëse jemi në fushë apo jo, duhet të luajmë si një ekip i vetëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJug-koreanët janë të njohur për lidhjen e fortë në ekip. Ka shumë raste kur është dëshmuar kjo.
Kapiteni Son Heung-min nuk e kishte ditën më të mirë, duke humbur pesë shanse në pjesën e parë. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga lojtari që shënoi golin e fitores. Por ylli Son e ka përkrahjen e ekipit.
“Son është lojtari ynë më i mirë dhe kapiten shumë stabil. Ne besojmë se Son ka bërë më të mirën”, ka thënë selektori i Koresë së Jugut.
Selektori i Çekisë, Miroslav Koubek, po ashtu ka lavdëruar lojtarët e tij për përpjekjet. Por ka shtuar se ekipi më i mirë fitoi. Sipas Koubekut, ekipit çek i duhet më shumë në sulm për të mbetur më gjatë në Botëror.