Presidenti Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprimin e parë në tentimin për ta krijuar një qeveri tjetër. Pasi finalizoi konsultat me të gjitha partitë parlamentare, Thaçi i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, për t’ia kërkuar mandatarin e ri.
Por, Vetëvendosje e cila insiston në shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi të ketë kaluar rreziku nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, nuk ka treguar nëse do t’i dërgojë emër tjetër presidentit dhe kur do ta bëjë këtë, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, një përgjigje do t’ia japë presidentit. Kushtetuta qëndron e heshtur sa i përket afatit se deri kur presidenti duhet ta presë partinë fituese për t’ia dërguar emrin. Kjo rrethanë, sipas interpretimit të juristëve, mund ta çojë në pafundësi caktimin e mandatarit, nëse Vetëvendosje shprehimisht refuzon ta dërgojë emrin ose të heqë dorë nga mandatari.
Në një letër që Thaçi ia ka nisur Kurtit të enjten, ka thënë se veprimet i ka bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014, në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.