Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të garuar bashkë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari Lumir Abdixhiku duke u bërë të ditur nga LDK-ja se Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin, ndërkaq Balli Kombëtar me Alban Hotin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në”, thuhet në njoftim.