SHBA-ja ka zhvilluar negociata të rregullta me Danimarkën për të zgjeruar praninë e saj ushtarake në Grenlandë, sipas shumë zyrtarëve të njohur me diskutimet, teksa bisedimet midis të dyja palëve kanë përparuar në muajt e fundit.
Zyrtarët amerikanë po kërkojnë të hapin tri baza të reja në jug të territorit, një pjesë gjysmë-autonome e Danimarkës, ndërsa punojnë për të zgjidhur një krizë diplomatike të shkaktuar nga presidenti Donald Trump kur ai kërcënoi të pushtonte Grenlandën me forcë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka thënë në janar se SHBA-ja duhet ta zotërojë Grenlandën, për ta parandaluar Rusinë ose Kinën që ta marrin atë.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë "në mënyrën e lehtë" ose "në mënyrën e vështirë".
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se administrata ishte e angazhuar në bisedime të nivelit të lartë me Grenlandën dhe Danimarkën, por nuk ka pranuar të komentojë mbi detajet e negociatave.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë BBC-së se administrata është shumë optimiste se bisedimet po shkonin në drejtimin e duhur.
Danimarka më parë ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar baza shtesë ushtarake amerikane në ishull, dhe ministria e saj e Jashtme ka kondirmuar se po zhvilloheshin bisedime me SHBA-në.
"Ekziston një rrugë diplomatike në vazhdim me Shtetet e Bashkuara. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të hyjë në detaje të mëtejshme në këtë kohë", ka thënë një zëdhënës.
Zyrtarët amerikanë kanë propozuar një marrëveshje sipas së cilës tri bazat e reja ushtarake do të përcaktohen zyrtarisht si territor sovran i SHBA-së, sipas një burimi me njohuri mbi negociatat.
Bazat do të jenë në Grenlandën jugore dhe do të përqendrohen kryesisht në mbikëqyrjen e aktivitetit të mundshëm detar rus dhe kinez në një zonë të Atlantikut verior midis Grenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar të njohur si Boshllëku GIUK, kanë thënë zyrtarët që folën për BBC-në.