Besim Kodra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se gjendja me shëndetësinë në Kosovë nuk mund të rregullohet përderisa nuk ka llogaridhënie. Sipas tij, llogaridhënie nuk do të mund të ketë përderisa fillimisht nuk kërkohet llogari.
Kodra që përpara se të bëhej pjesë e LDK-së ishte në krye të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, ka thënë se gjërat kryesore për shëndetësinë nuk janë bërë andaj në këto pesë vjet edhe po të mos kishte fare ministër, nuk do e bënte dallimin.
Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV, është shprehur se kryesoret për t’u bërë janë sistemi informativ shëndetësor dhe sigurimi shëndetësor.
“Nuk mund të ketë llogaridhënie nëse nuk ka llogarimarrje. Te ne nuk kërkohet llogari prandaj edhe nuk jepet llogari. Ne e kemi ministrin që shëtitet me aparat në dorë në QKUK duke bërë fotografi a në kushte normale ministri është ai që e mbikëqyr sistemin shëndetësor. Nuk jam opozitë ballkanase, nuk them që asgjë nuk ka bërë qeveria. Ka bërë qeveria edhe punë të mira por gjërat më të rëndësishme nuk i ka bërë; sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore. Në këto pesë vjet edhe po të mos kishte ministër unë nuk do t’a bëja dallimin”, ka thënë Kodra.
Kodra ka potencuar që përderisa nuk rritet transparenca dhe llogaridhënia, edhe pse rritet buxheti për shëndetësinë nuk përmirësohet gjendja. Sipas tij, në këto raste madje vetëm i jepet mundësia atyre që keqpërdorin, të përfitojnë edhe më shumë.
Edhe
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën
“Rritja e buxhetit për shëndetësinë nuk e ka rritur kaq shumëfish përmirësimin e gjendjes në këtë sektor. Rritja e buxhetit për shëndetësi sidomos për sektorin e barnave pa e rritur transparencën dhe llogaridhënien vetëm e rritë ‘vrimën e zezë’. Pra, veç i jep mundësi më shumë atyre që i sillen sistemit shëndetësor për të gllabëruar më shumë. Këtë më së miri e tregojnë pacientët të cilët vazhdimisht blejnë barna”, ka deklaruar Kodra.
Ai ka përsëritur që gjendja me shëndetësinë në Kosovë nuk rregullohet pa u bërë sistemi informativ shëndetësor dhe sigurimi shëndetësor. Kodra është shprehur se një gjë e tillë “është pritur se do të bëhet nga kjo Qeveri”.
-
Kodra prezanton programin e LDK-së për shëndetësi, ripremton ndërtimin e QKUK-së së re
-
Abdixhiku paralajmëron reforma të brendshme: Nuk na duhen njerëz që marrin pa dhënë
-
Çitaku: Pas zgjedhjeve do të krijojmë shumicën me partitë e tjera opozitare
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore