Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Roy Keane sulmon ashpër babanë e Haalandit

Roy Keane

Alfie Haaland dhe Roy Keane dikur gjatë derbit të Manchesterit

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por jo pa polemika. Disa nga vendimet e gjyqtarit francez, Clement Turpin, kanë hapur debat të madh. 

Anulimi i një goli të Norvegjisë e shtyu babanë e Erling Haalandit, Alfie Haaland, të reagonte ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Reagimi i tij në “X” bëri bujë të madhe.

"Vërtet? U shpëtuat nga gjyqtari. Shpresoj ta fitoni tani Kupën e Botës. Por mendoj se sot na u bë padrejtësi." – kishte shkruar Alfie Haaland, duke iu përgjigjur gazetarit të njohur anglez, Henry Winter.

Postimi i Alfie Haaland në X

Për deklaratën e tij kanë diskutuar edhe Gary Neville, Ian Wright dhe Roy Keane.

“Ai padyshim që po pinte alkool gjatë ndeshjes. Kur ke pirë, i sheh gjërat ndryshe”, ka thënë ish-futbollisti i Irlandës, Roy Keane.

Edhe Alfie Haaland: Bravo Bellingham dhe arbitër Botërori 2026 1 d. më parë Alfie Haaland: Bravo Bellingham dhe arbitër

Keane ka pasur në të kaluarën disa mosmarrëveshje me Alfie Haalandin, në kohën kur të dy ishin futbollistë.

Video: