Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Keir Starmer nuk tërhiqet pavarësisht presionit për dorëheqje

Keir Starmer

Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u tha të martën anëtarëve  të kabinetit të tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa thirrjet brenda Partisë Laburiste për largimin e tij janë shtuar.

Starmer po përpiqet të sigurojë mbështetje brenda kabinetit pas disa ditësh tensioni, pas humbjeve të mëdha të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, të cilat, nëse përsëriten në zgjedhje kombëtare, do ta largonin partinë nga pushteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi i zhvilluar pasi më shumë se 70 deputetë laburistë, që përfaqësojnë gati një të pestën e grupit parlamentar të partisë në Dhomën e ulët të Parlamentit, kanë kërkuar që Starmeri të largohet ose të paktën të caktojë një afat kohor për tërheqjen e tij. Kjo shihet vetëm si tregues i pakënaqësisë brenda radhëve laburistë, pasi ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën për udhëheqjen e partisë për ta sfiduar drejtpërdrejt Starmerin.

Të martën, ministrja Miatta Fahnbulleh dha dorëheqje, duke i bërë thirrje Starmerit “të bëjë gjënë e duhur për vendin” dhe të caktojë një afat për largimin e tij.

Fahnbulleh, e cila ishte ministre për strehimin, komunitetet dhe qeverisjen lokale dhe konsiderohet pjesë e krahut të majtë të partisë, tha se ishte krenare për shërbimin e saj, por se qeveria nuk kishte vepruar me vizionin, ritmin dhe mandatin për ndryshim që i ishte dhënë nga votuesit.

“As nuk kemi qeverisur si një Parti Laburiste e qartë për vlerat tona dhe e fortë në bindjet tona,” tha ajo.

Pavarësisht fitores bindëse në zgjedhjet e korrikut 2024, popullariteti i Laburistëve ka rënë dhe Starmer po merr pjesën më të madhe të fajit.

Arsyet janë të ndryshme, përfshirë disa gabime në politika, mungesën e perceptuar të vizionit, ekonominë e dobët britanike dhe pikëpyetjet mbi gjykimin e tij — veçanërisht emërimin e Peter Mandelson si ambasador britanik në Uashington, pavarësisht lidhjeve të tij me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

Megjithatë, Starmer e përsëriti vendosmërinë e tij për të qëndruar në detyrë.