Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna, bëri një paraqitje të papritur në natën finale të serisë së koncerteve që reperi me famë botërore, Jay-Z, ka organizuar për të festuar 30-vjetorin e karrierës së tij muzikore në stadiumin “Yankee” në Bronx të New Yorkut.
Këngëtarja iu bashkua Jay-Zs në skenë për të interpretuar hitin e tyre të vitit 2009, “Run This Town”, si dhe këngën e saj të vitit 2015, “B*tch Better Have My Money”.
VIDEO:
Rihanna & Jay-Z performing “Run This Town” at Yankee Stadium tonight. pic.twitter.com/gjHGMFdiP3
— 𝖌𝖆𝖇 (@gabgonebad) July 13, 2026
VIDEO:
Rihanna performing “Bitch Better Have My Money” 😭😭😭 pic.twitter.com/BitWwfzw8h
— 𝖌𝖆𝖇 (@gabgonebad) July 13, 2026
Gjatë rikthimit të saj të rrallë para publikut, Rihanna pranoi me humor se ndihej paksa “e vjetër” pas një kohe të gjatë larg skenës.
“Më ka marrë malli për këtë, ju dua shumë!”, u ka thënë ajo të pranishmëve që e pritën me duartrokitje të mëdha.
Edhe
Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës e BTS në spektaklin e finales së Kupës së Botës
Performanca e befasishme u prit me entuziazëm nga mijëra fansa, të cilët festuan rikthimin e një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore në skenë.