Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përfshirë kontratën dhe furnizimin me barna esenciale si dhe listat e pritjes nëpër klinika.
KOHA vazhdimisht ka raportuar për ankesat e pacientëve në QKUK lidhur me problemet me furnizimin me barna esenciale e listave të gjata të pritjeve në klinika.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për KOHËN se institucioni ka lëshuar autorizim për verifikimin e informacioneve që lidhen me disa procese në QKUK.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bazë të informatave që ka pranuar, ka lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave dhe provave relevante, për verifikimin e informacioneve për dyshimet lidhur me keqpërdorimet e mundshme në QKUK, sa i përket lidhjes së kontratës dhe furnizimit me barna esenciale, listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji, ortopedi etj.”, thuhet në përgjigjen e saj.
Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave fillestare dhe kanë për qëllim verifikimin e dyshimeve që lidhen me procedurat e kontraktimit, furnizimin me barna esenciale dhe menaxhimin e listave të pritjes për pacientët në disa klinika të QKUK-së.
LEXO EDHE:
-
QKUK-ja nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën
-
Alergologjia për mbi dy vjet pa materiale për testimin e alergjive
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK