Të shtunën, edhe në objektin komunal të Zveçanit është vendosur flamuri i Kosovës.
Policia e Kosovës ka hequr flamujt serbë dhe ka vendosur flamurin e Kosovës para hyrjen në Komunës e Zveçanit.
Edhe dje, në Leposaviq ishte vendosur flamuri i Kosovës, ndërsa ishin hequr ata të Serbisë.
Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa kryetarët hynë e dolën nga objektet komunale.
Veprimet e autoriteteve të Kosovës dje në veri i kanë dënuar ashpër aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
{gallery}