Lëvizja Vetëvendosje, në një reagim, me rastin e njëvjetorit të trazirave në Zveçan, ka vlerësuar se në veri nuk ka tjetër alternativë pos ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Partia në pushtet ka vlerësuar se “republika nuk pezullohet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre insistimi i institucioneve të Kosovës ka bërë që në Zveçan, një vit pas, pamja të jetë krejt ndryshe.
“Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm. Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur “mbi 90 ushtarë të KFOR-it, prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme”.