Ministri i Bujqësisë Armend Muja i ka quajtur të panevojshme shpenzimet e qirasë që i ka bërë Ministria e Bujqësisë, e cila mandatin që shkoi është udhëhequr nga kolegu i tij i koalicionit në pushtet Faton Peci.
Ai ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim për zhvendosje të administratës së Ministrisë në objekte shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo sipas tij do të kursejë buxhetin e Ministrisë me rreth 1 milionë euro në vit.
“Sot kam nënshkruar një vendim për racionalizimin e hapësirave administrative në Ministrinë e Bujqësisë. Ky vendim hap rrugën për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shfrytëzuar pronën e shtetit dhe duke i dhënë fund kostove të panevojshme të qirasë. Po ashtu, po krijojmë Qendra të Integruara për Shërbime Bujqësore, që do të ofrojnë shërbime më të organizuara, më të shpejta dhe më afër fermerit”, ka shkruar Muja në Fecebook.
Ai ka thënë se rreth 1 milion euro kursime në vit do të kthehen në investime konkrete si mbështetje për prodhimin vendor dhe fermerët, investime në mekanizim dhe teknologji bujqësore, zgjerim i ujitjes dhe rritje e produktivitetit e mbështetje për të rinjtë dhe gratë në bujqësi.
Në shtator të vitit të kaluar KOHA pati raportuar se si Ministria e Bujqësisë formoi dy komisione për të shqyrtuar ofertat për marrje të një objekti me qira, ndonëse shtatë muaj më parë, përmes një komunikimi zyrtar, ia kishte premtuar kompanisë - objektin e së cilës e shfrytëzon - vazhdimin e kontratës.
Në fund, nga nëntë ofertat e pranuara, Komisioni Vlerësues konstatoi se vetëm ajo e kompanisë - së cilës i ishte premtuar vazhdimi i kontratës - i plotësonte kriteret.