Të paktën 11 persona janë vrarë si pasojë e një vale sulmesh ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan edhe zjarr në një monument të rëndësishëm fetar në Kiev, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Katër persona humbën jetën nga sulmet në kryeqytetin ukrainas, ndërsa pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit u vranë teksa po përpiqeshin të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një sulm në qytetin verilindor të Kharkivit, thanë zyrtarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatedralja e Fjetjes së Hyjlindëses (Dormition Cathedral), e ndërtuar në shekullin XI, pësoi dëme të konsiderueshme në atë që Zelensky e cilësoi si “një nga krimet më të mëdha ruse kundër kulturës së krishterë sot”. Rusia mohoi se kishte goditur këtë objekt.
Ndërkohë, një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Tulës vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, sipas autoriteteve lokale.
Sulmet me dronë dhe raketa shkaktuan zjarre në ndërtesa dhe automjete, ndërsa mbi 140 mijë banorë të Kievit mbetën pa energji elektrike, bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.
Pjesa më e madhe e territorit të Ukrainës ishte nën paralajmërime për sulme ajrore të hënën në mëngjes.
Sulmet në Kiev, të cilat goditën disa ndërtesa banimi, lanë të paktën 23 persona të plagosur. Zelensky tha se në të gjithë Ukrainën numri i të plagosurve ka arritur në 53 persona.