Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjes parashihet të ketë ngrica.
Temperaturat minimale do të sillen mes 1-4 gradë celsius, e maksimalet mes 5-9 gradë.
“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHMK.
