Është miratuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Projektligji kaloi pa votat e partive opozitare.
Arben Mustafa i PDK-së ka thënë se grupi parlamentar nuk është kundër tij në parim, por kundër mënyrës si është formuar. Mustafa ka shtuar se projektligji ka paqartësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe në lexim të parë i kemi dhënë vërejtjet tona. Nuk jemi kundër një ligji qe pengon apo ndalon abuzimet në treg. Mirëpo mënyra si është formuluar ky ligj lë hapësirë për arbitraritet. Është e paqartë se në cilat raste do të ndërhyhet në treg. Si do të përcaktohet arsyeshmëria e çmimeve që caktohen me këtë ligj. Po lihet hapësirë një bordi jo të pavarur për të intervenuar në treg”, ka thënë Mustafa.
E, Janina Ymeri e LDK-së po ashtu ka kundërshtuar formulimin e projektligjit, duke theksuar se nuk janë kundër iniciativës.
“Gjërat që i kemi pasur si shqetësim si pavarësia, metodologjia dhe marzha, nuk janë pranuar. Pjesërisht disa fjali janë pranuar për shkak edhe të opinionit ligjor. Për shkak që ky ligj mund të jetë i ndikuar edhe nga interesa tjera private personale dhe partiake dhe rrezikon të jetë komplet i kapur nga partia në pushtet, ndikon në furnizim joadekuat dhe në stabilitetin ekonomik dhe ne nuk e përkrahim ligjin. Jo për iniciativën por për formulimin e ligjit”, u shpreh Ymeri.
Kurse, nga AAK-ja Besnik Tahiri ka thënë se nëse do të donte Qeveria të intervenonte kundër rritjes së çmimeve, do ta ulte akcizën dhe TVSH-në.
“E para në qoftë se kjo qeveri do të kishte vërtetë vullnet të intervenonte në treg, mënyra më e lehtë ka qenë t’i marrë dy vendime; ta ulë akcizën dhe TVSH të cilat do të ndikonin në ulje të çmimeve në një situatë kur tregu ka qenë i destabilizuar i provokuar nga zhvillimet globale. Po të kishte vullnet politik me të vërtetë kjo do kryhej me dy vendime. Çështja e dytë është elementi thelbësor që unë mendoj që duhet të jetë parakusht i qeverisjes së lirë, vija llogaridhënëse. Nuk ka mundësi të ekzistojë MINT dhe më pas t’i merren përgjegjësitë asaj duke u emëruar një bord. Një institucion paralel”, ka thënë Tahiri.
Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, më pas ka shpjeguar se projektligji parashihet të aktivizohet vetëm në situata të destabilizimit të tregut dhe vetëm për disa produkte të caktuara.
“Ky ligj është i paraparë të aktivizohet vetëm në situata të destabilizimit të tregut dhe vetëm për 14 produktet e caktuara në ligj të shportës bazë. Nuk është projektligj që i hyn listës së të gjitha produkteve që gjenden në market dhe ua cakton çmimet. Po keni kontradiktë a po e doni bordin e varur apo të pavarur a është kompetencë e qeverisë apo jo. Ideja dhe moduli më i qasshëm dhe lehtë i zbatueshëm dhe kushtetues ka qenë bordi që përzgjidhet me konkurs të hapur dhe me votim nga kuvendi dhe shumicën e pakicën në Kuvend e përcaktojnë zgjedhjet”.