Kur mesfushori Yasin Ayari doli në fushë për ndeshjen e parë në Kupë të Botës, momenti ishte dukshëm më tepër se vetëm një debutim në skenën më të madhe për 22-vjeçarin. Ayari u përball me “rrugën tjetër” në të cilën karriera e tij ndërkombëtare mund të shkonte.
Ayari dhe bashkëlojtarët e tij të Suedisë u përballën me Tunizinë, përfaqësuesen e vendit ku babai i lojtarit të Brightonit u lind dhe u rrit. Dhe Ayari i shënoi dy gola të bukur me goditje nga distanca, duke e prezantuar veten para botës. Suedia fitoi 5:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO: Golat
Watch as Sweden beat Tunisia 5-1 in their World Cup opener, Alexander Isak and Victor Gyokeres masterclass, Brilliant performance who scored the goal of the day?#worldCap2026 pic.twitter.com/Pk74NU2hlj
— Abdi Issack (@AbdiIssack9v) June 15, 2026
Selektori i Tunizisë, Sabri Lamouchi, e di që Ayari është humbje e madhe për përfaqësuesen e tij.
“E njoh atë dhe vëllain e tij”, ka thënë Lamouchi. “Ai bëri një zgjedhje. Kam shumë respekt dhe ai është lojtar shumë i mirë. Ne i kemi dëshiruar shumë fat, por vetëm pas ndeshjes”, ka shtuar selektori i Tunizisë.
Në vitin 2021, përfaqësuesit e Tunizisë i bënë ofertë Ayarit për ndryshim të përfaqësueses dhe paraqitje në Kupën e Botës 2022 për vendin afrikan. Ayari megjithatë vendosi të vazhdonte me përfaqësuesen e vendit të lindjes. Babai i futbollistit, Azzouz Ayari, besonte se djali i tij duhej të “kompenzonte” në një mënyrë vendin ku është i lindur.
“Djali im ka dashur të luajë për Tunizinë, por i kam kërkuar të përfaqësojë Suedinë pasi është vendi që e mirëpriti dhe e zhvilloi”, kishte thënë Azzouz Ayari. “Ishte detyrë e tij që të jepte diçka në kthim”.
Për Ayarin zgjedhja kishte kuptim pasi diskutoi me babain e tij për mundësitë.
“Jam i lindur në Suedi dhe ndihem suedez. Dhe Suedia është vendi që dua ta përfaqësoj”, kishte theksuar Ayari.
Nëna e futbollistit është marokene. Ayari është i lindur në Solna të Suedisë, kurse kishte periudha huazimi te Coventry City dhe Blackburn Rovers.
Ayari nuk festoi pas golit të parë ndaj Tunizisë. Vetëm mbajti duart në gjoks, si shenjë e respektit, apo edhe e kërkimfaljes ndaj tifozëve të vendit të tij të prejardhjes. Pas golit të dytë, të cilin e shënoi në minutat shtesë, festoi me entuziazëm.
“Ai ka luajtur shumë ndeshje në Premier League. Nuk është se vetëm u shfaq”, ka thënë selektori i Suedisë, Graham Potter. “Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe sfida është që duhet të jemi ekip”, ka shtuar Potteri që ktheu Suedinë në rrugën e suksesit.
Alexander Isak e Victor Gyokeres janë yjet e Suedisë. Por edhe prej Ayarit tani pritet shumë në Botëror.