Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meteorologët paralajmërojnë intervale me diell dhe reshje të izoluara

Moti

Foto: KOHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi të Institutit, vranësirat në disa zona do të shoqërohen me riga lokale shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius. Maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

IHMK-ja njofton se gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë nga mesatar deri i lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në rrezet e diellit, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00, për të zvogëluar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet