Zvicra vlerësohej favorite ndaj Katarit. Dhe ndeshja nisi mirë për “helvetikët”. Në minutën e 17-të, Breel Embolo realizoi penallti për 1:0. Më pas lojtarët e Zvicrës krijuan shumë raste shënimi, por pa e realizuar asnjë tjetër.
Dhe në minutën e 94-t erdhi ndëshkimi – Katari shënoi për 1:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, kishte kërkuar që të gjithë në përfaqësuese të zgjoheshin nga gjumi. Ai ishte kritik pas miqësores së fundit, ndaj Australisë. Dhe ishte kritik edhe pas barazimit me Katarin.
Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë dhe ishte prej më të mirëve.
“Në pjesën e dytë nuk kemi mundur ta gjejmë ritmin që na bëri të fortë në pjesën e parë. Ne thjesht duhet ta marrim këtë ndeshje dhe askush të mos flas për të nesër”, ka thënë Xhaka për SRF. Ai e luajti ndeshjen e 13-të për Zvicrën në Botëror, që është rekord.
“Nëse nuk keni disiplinë në fushë, nuk mund të fitoni ndaj Katarit. Duhet të respektoni pozitën tuaj dhe të bëni atë që kërkon trajnerin, jo të mundoheni të bëheni ‘shoëman’. Ka të bëjë me disiplinën. Nëse nuk e keni atë, do të jetë vështirë”, ka thënë kapiteni.
Ai pret që shumë gjëra të ndryshojnë për ndeshjen e radhës.
Në Grupin B janë edhe Kanadaja dhe Bosnjë-Hercegovina, që po ashtu barazuan 1:1 në ndeshjen e parë. Më 18 qershor janë ndeshjet Zvicra – Bosnjë-Hercegovina dhe Kanadaja – Katari.
“Së pari, ne duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të kuptojmë se nuk jemi në lartësinë që kemi menduar se jemi para turneut. Tani duhet të përballemi me realitetin dhe mendoj se rezultati është i mirë për ne si ekip. Na tregon se ku jemi dhe tregon se duhet të bëjmë më shumë se që me gjasë mendojmë”, ka thënë 33-vjeçari.
Zvicra ka udhëtuar për të bërë paraqitjen më të mirë në Botëror ndonjëherë. Por Xhaka për herë të dytë brenda pak ditësh ka tërhequr vërejtjen për bashkëlojtarët.
“Nuk kishim mjaftueshëm disiplinë në disa pozita”, ka theksuar Xhaka. Ai nuk ka përmendur emra, por duket që nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e disa zëvendësuesve. Ardon Jashari ishte njëri prej lojtarëve që u aktivizua pak para pësimit të golit.
Përzgjedhësi Murat Yakin nuk ka dashur të fajësojë lojtarët.
“Goli i pësuar ishte një aksion i panevojshëm gjatë të cilit humbëm topin dhe më pas ia ofruam kundërshtarit mundësinë. Por nuk kam pse t’i fajësojë lojtarët. Ndoshta edhe unë duhet të marr përgjegjësinë për atë që implementojnë ata”, ka theksuar Yakin.