Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj që kërkohej nëpërmjet INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar të shtunën nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I arrestuari kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, vepër e sanksionuar sipas Kodit Penal të Gjermanisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.