Një studim i kryer nga studiues të Washington University in St. Louis në Shtetet e Bashkuara ka analizuar të dhëna nga rreth 12,000 fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç, duke shqyrtuar qindra faktorë që mund të ndikojnë në funksionin e trurit.
Studiuesit kanë vlerësuar faktorë si shëndeti, koha para ekraneve, stilet e prindërimit dhe aftësitë njohëse, duke identifikuar se kushtet socioekonomike – përfshirë të ardhurat familjare dhe kushtet e lagjes – shpjegojnë rreth 16% të ndryshimeve në funksionimin e trurit të fëmijëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas autorëve të studimit, ky ndikim rezulton më i madh se faktorë të tillë si koeficienti i inteligjencës (IQ), stili i prindërimit apo historia shëndetësore.
“Truri i një fëmije nga një mjedis me status të ulët socioekonomik duket si ai i një fëmije nga një mjedis më i favorshëm që ka qenë i privuar nga gjumi dhe i stresuar”, ka thënë Profesori Nico Dosenbach tha për Euronews.
Ai theksoi se këto gjetje nuk lidhen me dallime në inteligjencë, por me ndikimin e kushteve të jetesës. Sipas tij, përmirësimi i gjumit dhe ulja e stresit te fëmijët në kushte më të vështira mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre diferencave.
Studiuesit kanë analizuar gjithsej 649 variabla të lidhura me zhvillimin e trurit, duke përfshirë shëndetin fizik e mendor, zakonet e përditshme dhe jetën familjare.
Autori kryesor i studimit, Scott Marek, tha se ndikimi i kushteve socioekonomike ishte shumë më i madh se sa pritej, duke e quajtur atë “elefanti në tru”.
Ai shtoi se skanimet e trurit mund të japin indikacione për kushtet e jetesës së fëmijëve, si gjumi dhe përdorimi i ekraneve, por jo për inteligjencën e tyre, duke sugjeruar se faktorët mjedisorë ndikojnë në mënyra që shpesh janë keqkuptuar më parë.
Gjetjet theksojnë gjithashtu ndikimin e gjerë të varfërisë së fëmijëve në nivel global. Sipas UNICEF, rreth 900 milionë fëmijë në botë përjetojnë varfëri shumëdimensionale, duke mos pasur qasje në ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe kushte të përshtatshme banimi.