Një person është arrestuar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, derisa po drejtonte automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga autoritetet policore. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.