Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit

shorti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 116.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 125.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta këtë numrin 128.

Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129.

Edhe Partitë mësojnë numrat në fletëvotim, secila e prezanton si numër të fitores LAJMET E MBRËMJES 1 muaj më parë Partitë mësojnë numrat në fletëvotim, secila e prezanton si numër të fitores

Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.

Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 21 subjekte politike me gjithsej 902 kandidatë.