Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe për çështjen e presidentit.
Në një njoftim të Ambasadës thuhet se Hargreaves e ka përshëndetur punën e Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe votimin e buxhetit për vitin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presim me padurim bashkëpunim të ngushtë midis dy parlamenteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndërkaq në njoftimin e Kuvendit thuhet se Haxhiu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës veçanërisht në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ajo theksoi gjithashtu progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave kyçe.
“Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren për zgjedhjen në detyrë dhe për efikasitetin e treguar në funksionalizimin e Kuvendit, përfshirë procedimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kryeministri Albin Kurti ka takuar të dielën kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza ndërkaq sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në të dyja rastet, temë kryesore është zgjedhje e presidentit.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Osmani është zgjedhur presidente më 4 prill të 2021-tës, ndërsa detyrën e mori një ditë më pas. Dështimi për ta zgjedhur kreun e shtetit imponon zgjedhje të parakohshme.