Arbëri

Gërvalla ia kthen Qunit: Besnikëria s’matet në raport me baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe

Donika Gervalla - Anton Quni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, i është përgjigjur reagimit të Anton Qunit të LDK-së, pasi e akuzoi për mosvotimin për kryeparlamentare.

Fillimisht Gërvalla e akuzoi Qunin dhe disa deputetë të tjerë se kanë pasur më shumë se një arsye për ta votuar për kryeparlamentare, duke e përmendur të kaluarën e saj dhe angazhimin për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së. E Quni në reagim iu përgjigj duke i thënë se i mbështet “vetëm ata që qëndrojnë besnikë edhe kur vështirësohen gjërat”.

Tani Gërvalla ka reaguar sërish.

“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?” ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo përditësimet tjera
Quni i përgjigjet Gërvallës

Quni i përgjigjet Gërvallës: Unë u besoj vetëm atyre që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është përgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika...