Edhe një oficer korrektues është arrestuar të enjten për rastin e arratisjes nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook se numri i zyrtarëve të pezulluar tani arrin në gjashtë, përfshirë edhe drejtorin e Qendrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shtuar se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese.