Arbëri

Ambasadori britanik flet me Hamzën për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Jonathan Hargreaves dhe Bedri Hamza

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar të enjten me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve të vendit dhe nevojën që politikanët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në njoftimin e lëshuar nga ambasadori thuhet se ambasadori e ka përgëzuar Hamzën për rolin e tij të ri.

“E përgëzova për pozitën e re dhe i urova suksese në rolin e tij të rëndësishëm në çuarjen përpara të zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ai.