Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aida Dërguti aderon në PDK

Aida Derguti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,  Bedri Hamza ka njoftuar se ka mirëpritur në parti ish-deputeten Aida Dërguti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka deklaruar në një postim në Facebook se Dërguti është aktiviste e dalluar dhe qytetare e përgjegjshme, para se të jetë politikane.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar. Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, ka thënë ai.

Dërguti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila parit dha dorëheqje në fund të vitit 2017.