Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka njoftuar se ka arrestuar 21 kroatë, përfshirë një zyrtar publik në detyrë dhe një ish-zyrtar publik, pas një hetimi për korrupsion dhe mashtrimin e mundshëm që përfshin subvencionet bujqësore të Bashkimit Evropian.
Kreu dhe një ish-këshilltar ekspert i një agjencie pagesash të fondeve bujqësore në një nga qarqet e Kroacisë, ishin në mesin e të arrestuarve më 6 maj, në koordinim me policinë lokale dhe autoritetet kroate të administratës tatimore, për dyshime për "shpërdorim të detyrës dhe autoritetit dhe marrje ryshfeti", thuhet në një deklaratë të EPPO-së.
EPPO, e cila filloi operacionet në vitin 2021, është zyra e pavarur e prokurorisë publike e BE-së e ngarkuar me hetimin dhe sjelljen në gjyq të krimeve kundër interesave financiare të bllokut.
Në deklaratën e EPPO-së thuhet se zyrtari publik në detyrë nën arrest, dyshohet se është koordinuar me fermerët për të ndihmuar në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve dhe për të siguruar subvencione bujqësore të BE-së në rrethana potencialisht të parregullta, në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare.
-
Greqia arreston 20 të dyshuar në Kretë për mashtrim me subvencionet bujqësore të BE-së
-
Shtatë të arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës
-
Ndalohet zyrtari publik, dyshohet për keqpërdorim me tenderë në vlerë mbi 8.8 milionë euro
-
Nëntë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë për mashtrim me tatime dhe derivate
-
Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje