Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 tetor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Rutina juaj e përditshme mund të ndryshojë sot. Bëni kujdes të shtuar me gjithçka që thoni dhe bëni, për të shmangur ndonjë pakujdesi apo incident. Megjithatë, do të jeni shumë të vëmendshëm dhe plot energji, të cilën mund ta përdorni në mënyrë praktike dhe të dobishme. Nëse merreni me sport, ju pret një ditë mjaft aktive.

Demi

20 prill - 20 maj

Kujdesuni për paratë dhe sendet tuaja personale sot, për të shmangur humbjet, vjedhjet ose dëmtimet. Nga ana tjetër, mund t’ju vijnë ide të zgjuara për të fituar më shumë. Këto ide të reja mund t'i përdorni edhe për përmirësime në shtëpi, veçanërisht nëse hulumtoni pak mbi mundësitë që keni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Hëna është sot në shenjën tuaj dhe lidhet me Uranin e paparashikueshëm, gjë që mund të sjellë ndryshime të papritura të humorit dhe veprime impulsive. Do të kërkoni më shumë liri personale, por tregohuni të kujdesshëm dhe mos veproni me nxitim. Një person më i moshuar mund të ketë një këshillë të vlefshme për ju, veçanërisht sepse jeni të etur për të mësuar dhe për t’u shprehur.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot mund të ndiheni disi të shqetësuar. Mos u brengosni, pasi bisedat me një figurë me autoritet mund t’ju hapin rrugë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të rritur të ardhurat tuaja tani ose në të ardhmen. Mund të shihni gjithashtu mundësi për rregullime në shtëpi. Dita do të sjellë diçka premtuese në rrafshin praktik ose financiar.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Sot mund të takoni një person të pazakontë, ose një mik a anëtar i një grupi mund t’ju befasojë në njëfarë mënyre. Idetë praktike që lidhen me botimet, arsimin e lartë, mjekësinë dhe ligjin duken të realizueshme, veçanërisht sepse keni përkushtimin dhe këmbënguljen e duhur për t’i çuar gjërat përpara.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Qëndroni të vëmendshëm sot, pasi një person me autoritet, si një prind, epror, mësues apo përfaqësues i ligjit, mund t’ju befasojë papritur. Mos u shqetësoni, mund të ndodhë thjesht që ata të thonë ose të bëjnë diçka që nuk e prisnit. Është koha të bëni plane të qëndrueshme për trashëgimitë, taksat, borxhet dhe pronat e përbashkëta. Tregohuni syçelë gjatë gjithë ditës.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot mund të niseni papritur në një udhëtim ose planet tuaja të udhëtimit mund të ndryshojnë. Mund të mësoni diçka të re ose të shqyrtoni mundësi të papritura në fushën e botimeve, medias, mjekësisë dhe ligjit. Një bisedë me partnerin, bashkëshortin ose një mik do të sjellë rezultate praktike.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Kontrolloni mirë detajet që lidhen me bankat, pronat e përbashkëta, trashëgimitë apo çdo gjë që zotëroni së bashku me dikë tjetër, pasi e papritura mund të ndikojë në këto fusha. Mund të keni gjithashtu një ide mjaft të zgjuar. Sot mund të mbështeteni te ndihma që ju nevojitet për të përfunduar punët me sukses.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot mund të kërkoni më shumë liri në marrëdhëniet tuaja më të afërta, ose ndoshta është partneri ai që kërkon më shumë hapësirë. Dikush mund t’ju befasojë ose mund të njiheni me një person interesant. Gjithashtu, mund të zhvilloni biseda mjaft praktike për fëmijët, organizimet shoqërore dhe aktivitetet sportive.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Nëse keni kafshë shtëpiake, tregohuni më të kujdesshëm sot. Ndërkohë, rutina juaj në punë mund të ndërpritet nga diçka e papritur, ndoshta nga ndonjë prishje e pajisjeve. Një bisedë me një person më të moshuar, ndoshta me një prind ose të afërm, do të jetë shumë praktike. Mund të ndërmerrni gjithashtu hapa për ta bërë ambientin e shtëpisë më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Prindërit duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm sot, pasi fëmijët mund të jenë më të prirur ndaj lëndimeve apo pakujdesive, e njëjta gjë vlen edhe gjatë aktiviteteve sportive. Prandaj, mbajini sytë hapur. Ndërkohë, planet shoqërore mund të ndryshojnë papritur, por daljet me miqtë do të jenë plot gjallëri dhe dinamizëm.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Rutina në shtëpi mund t’ju ndërpritet sot. Pajisjet e vogla shtëpiake mund të pësojnë defekt ose mund të thyhet ndonjë send. Mbajeni frigoriferin plot, sepse mund t’ju vijnë mysafirë të papritur. Keni mjaft energji për të punuar dhe për të qenë produktivë. Për sa u përket çështjeve financiare, do të tregoheni praktikë dhe të matur.