Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 14 tetor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo është një ditë shumë e mirë për të udhëtuar dhe për të zgjeruar horizontet tuaja! Ndeshjet sportive, aktivitetet me fëmijët, teatri dhe arti mund t’ju sjellin shumë kënaqësi. Gjithashtu, do të ndiheni më të ndjeshëm ndaj vështirësive që përjetojnë njerëzit në vende të tjera. Madje, mund të ndërmerrni edhe hapa konkretë për t’i ndihmuar.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni ndër shenjat më të afta për të menaxhuar financat dhe sot është një ditë e favorshme për negociata ekonomike dhe diskutime rreth pasurive të përbashkëta, kredive për banesë, taksave, borxheve apo trashëgimisë. Do të tregoheni mirëkuptues, por edhe praktikë. Mund të gjeni gjithashtu mënyra për të përmirësuar kushtet në shtëpi dhe marrëdhëniet familjare.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot mund të njihni dikë që do t’ju tërheqë veçanërisht vëmendjen. Ky person mund të jetë i arsyeshëm, i mirëinformuar dhe i ndjeshëm, por edhe i drejtpërdrejtë në shprehjen e ideve të tij. Bisedat me të do t’ju japin energji dhe mund t’ju frymëzojnë të ndani edhe ju mendimet dhe sugjerimet tuaja interesante.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot mund të keni mundësinë të ndihmoni dikë, duke i vënë nevojat dhe dëshirat e tij përpara atyre tuajave. Mund të tregoheni bujarë financiarisht ose të gjeni mënyra për t’i nxitur edhe të tjerët të japin ndihmën e tyre. Pavarësisht se si vendosni të veproni, gjasat janë që të fitoni respektin dhe vlerësimin e të tjerëve. Një reputacion i mirë është gjithmonë i vlefshëm.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Kjo është një ditë me shumë energji dhe mundësi për argëtim! Kaloni kohë me miqtë, shijoni aktivitetet sportive, argëtohuni me fëmijët ose përfshihuni në aktivitete kulturore dhe artistike. Shoqëria e të tjerëve do t’ju bëjë mirë, ndaj kushtojini kohë diçkaje që ju pëlqen. Mund të lindë edhe një interes romantik me dikë me të cilin keni dallime në moshë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot mund të bëni përmirësime në shtëpi, të paguani faturat ose të merrni masa për ta bërë banesën më të sigurt. Në vend të këtyre punëve, mund të zgjidhni të ndihmoni një pjesëtar të familjes. Mbusheni frigoriferin me gjërat e nevojshme, pasi rutina juaj në shtëpi mund të ndryshojë gjatë ditës.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot do të dini të mbroni interesat tuaja dhe të negocioni me vendosmëri për atë që dëshironi të arrini. Mund të flisni në emër të një grupi apo të një miku. Do të jeni bindës dhe tërheqës në komunikim, por njëkohësisht edhe praktikë e të arsyeshëm. Çfarëdo që të bëni, do të përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe të merrni vendime të menduara mirë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Diskutimet financiare mund të shkojnë shumë mirë sot dhe mund të gjeni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Në punë do të tregoheni këmbëngulës dhe nuk do t’ju shpëtojnë detajet, pasi do të keni mendjen të përqendruar dhe aftësinë për të vendosur rregull aty ku ka kaos. Të tjerët do t’ju dëgjojnë dhe do t’i marrin seriozisht sugjerimet tuaja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot do të jeni në kontroll të situatës, pasi Hëna në shenjën tuaj krijon ndikime të favorshme me Marsin, Saturnin dhe Neptunin. Do ta dini qartë se çfarë dëshironi të arrini dhe do të bëni përpjekjet e nevojshme për t’ia dalë mbanë. Edhe nëse dikush i pazakontë apo një situatë e papritur ju ndërpret, do të gjeni mënyrën për të vazhduar përpara.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Sot mund të shfrytëzoni burimet ose ndihmën e dikujt tjetër, ndoshta të partnerit, për të mbështetur një person në nevojë. Ai mund të jetë një pjesëtar i familjes ose dikush që jeton larg, në një vend tjetër. Kohët e fundit mund të jeni përfshirë në aktivitete krijuese me të rinj, ndoshta edhe me persona që i njihni prej kohësh.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Sot mund të tërhiqni vëmendjen e një personi disi agresiv apo këmbëngulës. Megjithatë, ky person mund t’ju ndihmojë të bashkëpunoni më mirë me miqtë dhe grupet ku bëni pjesë, për të arritur qëllimet tuaja. Kjo vlen sidomos nëse dëshironi të ndihmoni dikë që ka nevojë. Nuk është çudi, pasi ju përpiqeni vazhdimisht ta bëni botën një vend më të mirë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe njerëzit do t’ju vënë re. Ata do t’ju shohin si një person të ndjeshëm ndaj të tjerëve, të vendosur dhe të gatshëm për të vepruar. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i bindni të tjerët t’i dëgjojnë idetë tuaja dhe, ndoshta, t’ju bashkohen për të mbështetur një kauzë të rëndësishme.