Horoskopi ditor - 14 Feb 2026
Dashi
21 mars - 19 prillDikush në pozicion me autoritet, si një shef ose prind, mund t’ju befasojë sot. Mbani mend rregullat për t’i shmangur keqkuptimet. Ndërkohë, marrëdhëniet sekrete romantike do të jenë të zjarrta. Miqësitë do të jenë të ngrohta dhe të këndshme.
Demi
20 prill - 20 majMund të keni një udhëtim të papritur sot ose planet e udhëtimit mund të ndryshojnë ose shtyhen. Lajmet në media mund t’ju befasojnë. Miqësitë do të jenë të ngrohta dhe disa marrëdhënie platoniake mund të kthehen në romantike sot në Ditën e Shën Valentinit.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKini kujdes me financat dhe llogaritë tuaja, sepse diçka e papritur mund të ndikojë te pasuria juaj. Bisedat me persona autoritarë do të shkojnë mirë. Bëni diçka të pazakontë. Sot mund të impresiononjë dikë!
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikBashkëshorti, partneri ose një mik i ngushtë do t’ju befasojë sot. Ndoshta një dhuratë e ëmbël për Shën Valentin? Udhëtimet për kënaqësi janë të favorshme. Për beqarët një flirt ose një histori romantike me dikë mund të jetë emocionuese.
Luani
23 korrik - 22 gushDiçka lidhur me punën ose shëndetin mund t’ju befasojë sot, ndoshta një problem teknik. Ata që mbajnë kafshë shtëpiake duhet të jenë të vëmendshëm, sepse diçka e papritur mund të ndodhë. Sot fokusi juaj është te partnerët, bashkëshortët dhe miqtë e ngushtë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPrindërit duhet të jenë të kujdesshëm me fëmijët sot, sepse mund të ndodhë ndonjë aksident i vogël. Ndërkohë, priten surpriza, si ngjarje sociale, pushim ose aktivitet i këndshëm. Shpresojmë të jetë një surprizë e këndshme për Shën Valentin!
Peshorja
23 shtator - 22 tetorRutina në shtëpinë tuaj mund të ndërpritet sot. Pajisjet e vogla mund të prishen ose të kenë ndonjë dëm të vogël. Ndoshta dikush befas do të shfaqet te dera juaj. Ndërkohë, kjo është një kohë për lojë dhe argëtim. Një histori dashurie në punë mund të jetë sekreti juaj i Shën Valentinit.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKini kujdes me atë që thoni dhe bëni, sepse kjo është një ditë pak e rrezikshme për aksidente. Mos u shpërqendroni, sepse mund të ndodhë ndonjë incident. Kjo është një ditë romantike dhe sociale. Planifikoni të kaloni një kohë të këndshme!
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKini kujdes me paratë, pasuritë dhe sendet tuaja, sepse diçka e papritur mund të ndodhë. Mund të gjeni para ose të humbisni diçka. Sot është një ditë e këndshme për të shijuar kohën në shtëpi me miqtë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarHëna sot është në shenjën tuaj duke u përplasur me Uranin e paparashikueshëm. Ju ndjeni energji, jeni origjinalë dhe spontanë. Humori mund të ndryshojë gjatë ditës. Përgatituni për miq të rinj dhe njohje të reja.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKjo është një ditë e paqëndrueshme për ju. Ndjeni sikur diçka do të ndodhë. Megjithatë, me tre planetë në shenjën tuaj, ju ndiheni të fuqishëm, të drejtpërdrejtë dhe guximtarë. Sot është momenti perfekt për të blerë diçka të bukur për një të dashur.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJu jeni një shenjë romantike dhe në këtë Shën Valentin, Venusi është te Peshqit, duke nxitur dëshirat dhe pritshmëritë tuaja romantike. Nëse dikush nuk ju bën një dhuratë sot - bëjeni vetë! Ndonjë blerje speciale për veten është një ide e shkëlqyer.