Horoskopi ditor - 12 Feb 2026
Dashi
21 mars - 19 prillSot mund të ndiheni të mërzitur nga disa lajme ose rezultatet që merrni nga disa studime. Mund të zhgënjeheni nga mënyra si pritet puna juaj. Mos u shqetësoni. Është vetëm një moment kalimtar. Qetësohuni, do të kalojë shpejt.
Demi
20 prill - 20 majSot mund të zhgënjeheni nga disa lajme financiare që lidhen me trashëgimi, prona të përbashkëta, taksa apo borxhe. Mos u shqetësoni, është e përkohshme. Ndërkohë, ju lini një përshtypje shumë të mirë te të tjerët. Shfrytëzojeni këtë. Marrëdhëniet me të rinjtë dhe personat kreativë janë shumë të mira.
Binjakët
21 maj - 20 qershorTregohuni të duruar me partnerin, bashkëshortin apo miqtë e ngushtë sot. Ata mund të duken të ftohtë ose të largët. Mund të ketë edhe ndarje për disa prej jush. Mos reagoni menjëherë. Kjo gjendje kalon brenda ditës.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot mos kërkoni leje apo miratim nga shefat apo autoritetet për çështje pune a shëndeti. Mund të merrni përgjigje negative. Njerëzit duken të ashpër dhe të pandjeshëm ndaj jush. Mos u mërzisni, kjo është e përkohshme.
Luani
23 korrik - 22 gushNë mëngjes, romanca mund të mos shkojë mirë. Edhe marrëdhëniet me fëmijët mund të jenë të tensionuara. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe ta keni në kontroll situatën. Gjithçka ndryshon në mbrëmje. Zgjidhni rrugën e qetësisë, do ndiheni më mirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorBisedat familjare sot mund t’ju zhgënjejnë, sidomos me një prind ose person më të madh në moshë. Mund të ndiheni të kritikuar ose të keqkuptuar. Për disa mund të ketë edhe ndarje. Mos e mbani në zemër, sepse kjo energji kalon deri në mbrëmje.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot mund të bini lehtë në mendime negative. Mundohuni të mos shqetësoheni pa arsye. Kujtoni se kjo gjendje është kalimtare. Deri në mbrëmje do ndiheni më të lehtësuar. Mbani buzëqeshjen.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorÇështjet financiare sot mund t’ju duken të vështira. Mund të ketë shqetësime për rrogën, të ardhurat ose një blerje që prisnit. Mos u dorëzoni. Situata përmirësohet në mbrëmje.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNë mëngjes mund të ndiheni të vetmuar ose të larguar nga të tjerët. Marrëdhëniet duken të tensionuara dhe disa mund të përfundojnë. Mos merrni vendime të nxituara. Gjendja ndryshon brenda ditës.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarMëngjesi mund të jetë pak i vështirë për ju. Por më vonë gjatë ditës, gjërat përmirësohen dukshëm. Bisedat me të afërmit, vëllezërit, motrat apo fqinjët do jenë të ngrohta dhe pozitive. Deri atëherë, ruani besimin.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMund të ndiheni të zhgënjyer nga një mik apo nga një grup sot në mëngjes. Njerëzit mund të duken të ftohtë ose të painteresuar për ju. Prisni pak. Më vonë gjatë ditës do ndiheni më mirë dhe më të afërt me të tjerët.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot në mëngjes mos kërkoni miratim nga shefat apo autoritetet. Mund të mos merrni përgjigjen që prisni. Në mbrëmje, marrëdhëniet me miqtë dhe grupet përmirësohen. Do të keni dëshirë të takoni të tjerët dhe edhe ata do të duan t’ju takojnë ju.