Horoskopi ditor - 06 Oct 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Përdorni zgjuarsinë sot për t’i menaxhuar konfliktet që lidhen me prona të përbashkëta, taksa, trashëgimi, borxhe apo sende të ndara me të tjerë. Mos u sillni me forcë, por mos lejoni as që t’ju dominojnë. Flisni me fakte.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot mund të keni debate me prindërit, shefat apo personat me pushtet - zakonisht për kontrollin. Dikush mund të përpiqet të manipulojë tjetrin. Pyeteni veten: A ia vlen kjo zënkë?

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Në punë mund të ndiheni të pafuqishëm në disa situata, prandaj mund të veproni me nxitim e duke ngritur zërin. Merrni frymë thellë dhe distancohuni pak nga situata.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Mos u përfshini në konflikte me partnerin tuaj romantik. Po ashtu, si prindër, shmangni konfliktet me fëmijët. Ju jeni i rrituri - shikoni faktet, jo kush ka kontrollin.

Luani

23 korrik - 22 gush

Bisedat me familjarët sot mund të jenë të tensionuara. Kaosi në shtëpi mund t’ju bëjë të mendoni se gjithçka duhet bërë siç doni ju për t’u rregulluar gjërat. Lirohuni pak. Mos e shndërroni secilën gjë në problem.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Dita po shkon shpejt dhe keni mendime të përziera. Prandaj mund të insistoni që gjërat të bëhen sipas mënyrës suaj. Por mbani mend: pema e drejtë thyhet e para - ajo që përkulet, mbijeton. Andaj, bëjeni të njëjtën.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Edhe pse jeni debatues i mirë, nuk ju pëlqen konflikti. Sot shmangni debatet për para, pronë apo të ardhura - sidomos kur përfshihen sporti, fëmijët apo shoqëria. Ruajeni qetësinë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Merkuri sot është në shenjën tuaj dhe përplaset me Plutonin. Mos u fiksoni pas një ideje. Mos e impononi mendimin tuaj te të tjerët. Shfrytëzoni këtë energji për të mësuar ose për të reflektuar mbi veten.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot mendja juaj është shumë e fokusuar. Nëse ju nevojitet e vërteta për diçka, nuk do të ndaleni derisa ta gjeni. Keni këmbëngulje dhe durim dhe do ta arrini atë që doni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju dukeni shumë mirë në sytë e të tjerëve sepse Dielli ju ndriçon. Udhëtimet ju tërheqin. Por sot mund të debatoni me një mik ose një anëtar grupi, veçanërisht dikë më të ri. Mos reagoni. Dëgjoni me maturi.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk ka shumë përfitim sot nëse debatoni me prindërit, shefat apo persona me autoritet, përfshirë edhe policinë. Është më mirë t’i shmangni konfliktet. Mbrëmja do të jetë e qetë për ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është dita tipike kur ju dëshironi të flisni për fenë, politikën, kulturat e ndryshme - çdo gjë. Por mos e bëni këtë sot. Dëgjoni me respekt atë që thonë të tjerët. Mos u përfshini në debate.