Horoskopi ditor - 02 Mar 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Një mik do ta kërkojë mendimin tuaj për një problem që ka në lidhje. Ka nevojë që të flasë me dikë dhe ndonëse i keni këndvështrimet tuaja, do të ishte më mirë që ta lini atë të flasë. Tregohuni të kujdesshëm se si përgjigjeni dhe çfarë thoni. Mbajeni në mend se ekzistojnë dy anë të historisë.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të keni shumë suksese në punë dhe në financa, kur njerëzit me të cilët jeni duke punuar janë të sjellshëm dhe bashkëpunues. Nëse po shkaktohen ngatërresa gjatë bisedave, prisni për një kohë tjetër për t’i diskutuar çështjet e rëndësishme. Përqendrohuni në gjërat që kanë më së shumti rëndësi për ju. Aktualisht, janë familja dhe miqtë tuaj.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një i afërm në moshë do ta vërë në pah se si ju dhe familjarët tuaj keni qenë duke shpenzuar shumë në gjëra luksoze. Nuk është se po ju gjykojnë. Thjesht po flasin ashtu siç po e shohin dhe edhe ju do ta shihni në atë mënyrë. Në fakt do të jeni shumë falënderues që do t’ju ndihmojnë me disa shpenzime.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Aktivitetet në grup do t’ju pëlqejnë pasi do ta keni mundësinë që t’ua mësoni njerëzve disa shkathtësi. Ka mënyra të ndryshme për t’u takuar në grup. Nuk jeni në gjendje për t’u marrë me shumë gjëra, kështu që mos pranoni punë shtesë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po ndiheni se jeni lënë pak jashtë disa aktiviteteve, ku është përfshirë partneri apo një mik i ngushtë. Por, ata duhet ta bëjnë këtë gjë vetë dhe nuk do t’u hidhëroheni. Një fqinj do ta bëjë të ditur se ka vendosur që ta vazhdojë jetën dikujt tjetër. Pasi t’i dëgjoni planet e tyre, do t’ua uroni më të mirën. Madje, do të kishit dashur që t’u bashkoheni edhe ju.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kërkoni ndihmë nëse problemet po ju vijnë njëra pas tjetrës. Ekzistojnë njerëz që do të ishin të lumtur për t’ju ofruar ndihmë. Një pjesë të jetës suaj, ku jeni përqendruar tani, është përfshirja në një grup që është duke punuar në emër të disa njerëzve më të ndjeshëm të shoqërisë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një person i afërt nuk ka gjasa që të jetë i sinqertë, nëse i pyesni se çfarë e shqetëson. Do ta vëreni se po sillen çuditshëm dhe doni që të kujdeseni për ta. Tani për tani, mos i pyesni se çfarë është duke ndodhur, por shfaqeni kujdesin tuaj nëpërmjet veprave, e jo fjalëve.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një punë grupore mund të mos jetë aq fitimprurëse, por mund t’ju lumturojë. Të gjithë po e dinë se sa shumë keni punuar dhe duan të dinë më shumë hollësi. Shumë njerëz do të duan t’ju përkrahin aq sa munden. Ekipit tuaj po i shtohet lista e klientëve. Keni punuar fort dhe tani po e shijoni fitoren.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Punët që do t’i merrni përsipër do t’ju vënë në qendër të vëmendjes. Energjia dhe pozitiviteti juaj do të lënë përshtypje të mirë te disa njerëz me rëndësi. Njerëzit e tjerë do të frymëzohen nga aftësitë tuaja. Do t’i kryeni disa punë më shpejt sesa pritet. Gjithçka po shkon si është më së miri.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Këmbëngulni që të merrni vetë me një punë, edhe nëse ju merr shumë kohë. Shpërfillni njerëzit që po mundohen t’ju nxitni që ta kryeni shpejt. Presioni do t’ju vërë në siklet. Qetësohuni dhe jepni vetes kohë. Besoni vetes dhe aftësive tuaja.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Angazhimi i njerëzve të duhur në punë është çelësi. Dikush do ta ketë një ofertë për ju për t’u përfshirë në një projekt me bizneset vendore. Do ta shihni se kjo është mundësi e mrekullueshme për ta promovuar vendin tuaj. Ka shumë pikëpyetje se çfarë do të ndodhë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Njerëzit po mbështeten te ju, ndonëse nuk jeni shumë rehat për disa gjëra që po diskutohen dhe për sekretet që po zbulohen. Një miku po i pëlqen shumë qasja juaj dhe do të dojë që të mos ndodheni në një ambient të tillë.