Horoskopi ditor - 27 Feb 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot, Hëna e re është shansi yt për t’u fokusuar në botën e brendshme dhe jetën shpirtërore. Merre kohën e nevojshme për të reflektuar. Fokusohu që të pushosh aq sa të duhet. Është dita më e mirë e vitit për ty që të përkujdesesh për veten.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot, Hëna e re ofron mundësi për të konsideruar rrethin tënd të miqve. A janë këta njerëzit e tu? A ta ruajnë ata shpinën? A je duke qëndruar me njerëz të besueshëm? Këto janë pyetjet që Hëna e re ju thotë të konsideroni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Është koha perfekte që të konsideroni drejtimin e jetës suaj në përgjithësi. A po shkon aty ku dëshironi? A je i/e lumtur me imazhin dhe reputacionin tënd? Ku e sheh veten në 5 vjetët e ardhshëm?

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Çdo Hënë e re na ofron mundësinë për të vendosur qëllime. Hëna e re e sotme është një mundësi për të menduar se cilat studime ose trajnime të mëtutjeshme mund të bëni që do të përmirësojnë punën tuaj ose gjithçka që bëni. Po ashtu, cilat udhëtime të mëtejshme mund ta pasurojnë jetën tuaj?

Luani

23 korrik - 22 gush

Hëna e re e sotme përfshin burimet e përbashkëta, sikurse pronën e përbashkët, pasuritë, borxhet dhe investimet. A je i kënaqur me mënyrën se si financat e tua lidhen me ato të dikujt tjetër? Qartësoni qëllimet tuaja, planet financiare dhe vlerat, edhe nëse ato dallojnë nga të dikujt tjetër.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot po ndodh Hëna e re e vetme gjatë gjithë vitit që është kundër shenjës suaj, e cila është një mundësi për të menduar se si t’i përmirësoni partneritetet dhe miqësitë tuaja më të afërta. Që një marrëdhënie të jetë e suksesshme, duhet të jeni po aq të mirë për partnerin tuaj sa ai ose ajo është për ju.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të shkruar disa ide rreth asaj se çfarë mund të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj tani dhe në të ardhmen. Kjo mund të përfshijë ndalimin e zakoneve të këqija, si dhe inkurajimin e atyre të mira. Po ashtu, kjo Hënë e re është mundësia juaj për të menduar se si mund të punoni në mënyrë më efikase.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Është e rëndësishme të balanconi punën dhe argëtimin dhe Hëna e re shtron pyetjen - a merrni mjaftueshëm kohë për argëtim dhe rekreacion? A e shijoni kohën e lojërave me fëmijët ose miqtë tuaj? A merrni kohë për të shprehur talentet e juaja kreative?

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kjo mund të jetë një nga ditët më të mira të vitit për të menduar se si mund ta përmirësoni shtëpinë tuaj në mënyrë që të jeni më të lumtur atje. Po ashtu, çfarë mund të bëni për të përmirësuar marrëdhëniet familjare në mënyrë që ato të jenë më të ngrohta dhe më shpërblyese për të dyja palët?

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Çdo muaj, Hëna e re pozicionohet në shenja të ndryshme dhe na jep mundësi të shumta për të bërë vendime. Hëna e re ju inkurajon të mendoni për stilin tuaj të komunikimit me të tjerët. A jeni një komunikues i qartë? A dëgjoni kur të tjerët flasin?

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kjo është dita perfekte për të menduar për pasuritë tuaja. Ndonjëherë jemi viktimë e pasurive tona. Ndonjëherë ato duken se na zotërojnë ne, në vend që të jetë e kundërta. A e bëjnë paratë jetën tuaj më të lehtë - apo jo?

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot po ndodh Hëna e re e vetme në shenjën tuaj gjatë gjithë vitit, e cila është mundësia juaj për të shikuar veten në pasqyrë dhe për të vlerësuar imazhin që krijoni në botën tuaj. A mund ta përmirësoni imazhin tuaj? A jeni të kënaqur me përshtypjen që krijoni?