Horoskopi ditor - 23 Feb 2025
Dashi
21 mars - 19 prillE keni dhënë më të mirën nga vetja për t’i kryer punët me kohë dhe për këtë arsye nuk besoni se sa shumë punë është bërë. Në kohën kur keni qenë të zënë me përgjegjësitë në vendin e punës, punët e shtëpisë i keni neglizhuar apo ka ndodhur e kundërta. Nëse ekziston ndonjë mënyrë që mund të kërkoni ndihmë, tani është koha për të kërkuar.
Demi
20 prill - 20 majNuk ka rëndësi se sa herë i llogaritni financat, në fund rezultati nuk po del ashtu si duhet. Nuk po mund të merreni me një punë që keni me bankën dhe për këtë arsye do të irritoheni me këtë gjë. Një i afërm praktik, që ka qenë gjithmonë i mirë me paratë, mund t’ju ndihmojë shumë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorEdhe pse jeni shumë të përkushtuar, mos u mundoni t’i shtyni shumë takimet. Jeni të uritur për të marrë lajme, të cilat keni qenë duke i pritur për kaq shumë kohë. Nëse gjërat shkojnë siç keni shpresuar, kjo do të thotë se përpara vetes keni ndryshime të rëndësishme. Po i druheni një vonese tjetër, por kjo është një nga ato situatat ku duhet të jeni të durueshëm. Nuk është koha të rrëmbeheni e të nguteni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikShmanguni një kundërshtimi të dëshirave në vendin e punës. Në çastin se ndieni se dikush po bëhet i çuditshëm, largohuni për pak. Vazhdoni me punë për t’i arritur qëllimet tuaja personale. Disa lajme të mira do t’ju sigurojnë se keni zgjedhur rrugën e duhur. Një ofertë apo mundësi do të jetë ëndërr e bërë realitet.
Luani
23 korrik - 22 gushJeni tepër intuitivë. Nëse vazhdimisht ju duket se nuk mund t’i besoni dikujt apo e ndieni se dikush nuk po tregohet i sinqertë me ju, besoni instinktit. Mundohuni t’i mbani në mend ëndrrat, kur zgjoheni në mëngjes. Ndajani pak kohë pjesës për të menduar rreth njerëzve, vendeve, ngjyrave dhe ngjarjeve që i shihni në ëndrra, pasi mund të kenë kuptim më të thellë sesa që mendoni fillimisht.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMos reagoni menjëherë nëse një bashkëbanues ju akuzon se jeni përtac. Vetëmbrojtja vetëm sa do ta shtojë tensionin që tashmë ekziston brenda shtëpisë. Me qetësi bëni ato që ju duhet t’i bëni dhe nëse kjo nuk mjafton, ata janë problemi. Në një faqe që e vizitoni rregullisht nuk do të mund të hyni, gjë e cila ju acaron pasi keni dashur të kërkoni diçka specifike te kjo faqe.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjë bisedë e rëndomtë me një mik apo fqinj do të mund t’ju sjellë mundësi interesante për biznes. Trajtoni me seriozitet problemet që keni në punë. Shefi juaj do të mrekullohet, kur e sheh se sa të interesuar jeni për t’u marrë me një punë, që më parë nuk ju ka pëlqyer. Synimi juaj është që t’u bëni përshtypje me entuziazmin tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKeni ide shumë të mira rreth një çështjeje në punë dhe gjithashtu jeni në gjendje t’i nxitni kolegët që të dëgjojnë dhe t’i pranojnë pikëpamjet tuaja. Do të ishte më mirë nëse nuk do të hapeshit shumë. Entuziazmi juaj mund t’ju çojë mbi re, por nuk po e shihni se ka edhe mënyra të tjera me anë të cilave mund ta trajtoni këtë çështje.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë mik apo fqinj më i vjetër që po fillon të mbështetet te ju për ndihmë nuk duket se po e kupton se ju keni obligime të tjera. Punët që i keni tani janë shumë të rëndësishme pasi i keni me afat të caktuar. E dini se medoemos duhet t’i kryeni dhe e keni vështirë të çlodheni kur mendoni për to. Sa më shpejt që i hiqni qafe, aq më mirë për ju.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDuket se nuk keni zgjidhje tjetër pos të merrni punë të cilat normalisht nuk i bëni. Mungesa e madhe e një kolegu në punë po shkakton probleme. I kuptoni se s’kanë çfarë të bëjnë pasi janë të sëmurë, por kur po kërkohet nga ju që të bëni punë që s’i keni bërë më parë, kjo gjë po jua ngadalëson përparimin në pjesë te tjera.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtUdhëtimi do t’ju sjellë shumë të mira. Krejt çfarë keni nevojë është kjo, pasi po punoni më shumë se që duhet. Ndryshimi i ambientit do t’jua japë mundësinë që të mendoni për gjëra të reja. Kur jeni larg prej vendeve që i njihni, mund ta shihni jetën prej një këndvështrimi tjetër.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsTani jeni të gatshëm për një nga sfidat më të mëdha që keni pasur ndonjëherë. Kjo ndodh duke qenë të aftë t’i ndihmoni të tjerët, për t’i arrirë qëllimet e tyre, që ta kuptoni se brenda jush keni aftësinë për të shkuar larg. Mirënjohja e shfaqur për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj do të jetë e sinqertë dhe do t’ju frymëzojë të shkoni vetë prapa qëllimeve të juaja.