Horoskopi ditor - 05 Jun 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot bisedat janë të gjalla dhe me plot ide të shkëlqyera. Mendja juaj është e kthjellët. Dita e sotme ka ritëm të shpejtë. Shijoni udhëtimet e shkurtra dhe komunikimin me të gjithë.
Demi
20 prill - 20 majSi “magjistarët” financiarë të zodiakut, do të ndiheni të frymëzuar dhe me plot ide për të fituar para. Jeni të drejtpërdrejtë dhe të gatshëm të merrni iniciativën në çdo bisedë që lidhet me financat. Nuk ka asnjë gjë që ju ndal sot.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot është një ditë shumë aktive për ju. Keni energji ndoshta edhe dëshirë për debat. Jeni gati të merrni drejtimin në çdo projekt, sepse keni ide dhe vullnet për të vepruar.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot është një ditë e shkëlqyer për të bërë kërkime ose për të zbuluar diçka të fshehtë. Mund të gjeni përgjigje për pyetje të kamotshme apo të kuptoni diçka që më parë nuk e keni ditur.
Luani
23 korrik - 22 gushBisedat me miqtë apo me anëtarë të grupeve do të jenë frymëzuese. Mund të merrni ide të mira nga dikush më i ri, ose vetë ju të frymëzoni të tjerët. Sot dëshironi një bisedë të thellë me dikë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot do t’i impresiononi shefat dhe figurat me ndikim me idetë tuaja. Ata do ta vlerësojnë përkushtimin dhe vendosmërinë tuaj. Në veçanti jeni të fokusuar në çështje financiare dhe materiale.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorMe Hënën në shenjën tuaj, sot keni pak fat. Mund ta testoni duke kërkuar diçka që doni. Ndërkohë dita është e përkryer për të bërë plane udhëtimi, për të mësuar diçka të re ose për të zgjidhur çështje ligjore dhe mjekësore.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot do të jeni shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë në biseda që kanë të bëjnë me para, borxhe, taksa ose prona të përbashkëta. Doni përgjigje të qarta dhe rezultat konkret – dhe për fat të mirë të tjerët do të bashkëpunojnë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot mund të jeni më energjikë se partnerët apo personat afër jush. Kujdes mos i shtyni shumë me vrullin tuaj – jo të gjithë e kanë energjinë tuaj sot. Jini të durueshëm me të tjerët.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë ditë shumë produktive për ju. Keni ide të reja dhe jeni të gatshëm ta merrni hapin e parë për t’i realizuar. Mund të jetë më mirë të punoni vetëm sot, sepse jeni të fokusuar dhe të vendosur.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot është ditë për argëtim. Jeni kuriozë, plot energji dhe gati për gjithçka. Ngjarje sportive, aktivitete me fëmijë, art, argëtim apo ndonjë fushë tjetër kreative – të gjitha ju tërheqin. Keni dëshirë të përfshiheni dhe të eksploroni.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot do të keni biseda të mira me familjen. Keni ide të qarta për planet familjare dhe çështjet që lidhen me shtëpinë. Jeni të gatshëm të merrni drejtimin dhe të organizoni gjithçka siç duhet.