Horoskopi ditor - 01 Jun 2025
Dashi
21 mars - 19 prillNëse do të bisedoni më shumë me një person do të ndryshojnë shumë përshtypjet tuaja. Do të mund ta vëreni një ndryshim në punë, përderisa do të punoni bashkë. Pak diplomaci ndihmon gjithmonë. Do ta kujtoni këtë gjë në të ardhmen, kur do të tensionohen raportet tuaja me të afërmit tuaj.
Demi
20 prill - 20 majNjerëzit janë vazhdimisht në mediat sociale dhe dezinformatat po shpërndahen si zjarri. Do të kërkohet nga ju që të punoni me një grup njerëzish për të gjetur mënyra për ta zgjidhur këtë situatë. Qëllimi juaj është që t’u jepni të tjerëve informata në një mënyrë sa më të qartë që ata mund ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Kjo gjë është shumë e nevojshme.
Binjakët
21 maj - 20 qershorAsgjë nuk mund t’ju ndalojë për t’i arritur qëllimet tuaja. Planet tuaja për ta arritur një synim do të sjellin reagime plot entuziazëm. Nëse dikush mund t’ju ndihmojë që ta arrini këtë synim, do ta ofrojë mbështetjen e tij. Nëse jeni beqar/e, pritet diçka e re për ju. Do të keni mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikBëni pyetje përderisa po i merrni parasysh propozimet dhe sugjerimet e njerëzve. Nëse një koleg po ju shtyn që të bëheni pjesë e një projekti përfitues, analizojeni pak më gjatë. Ka mundësi se ka kushte shtesë, që nuk i kishit vënë re në fillim. Tregohuni shumë të kujdesshëm në disa çështje ku njerëzit po jua bëjnë të qartë se analizat tuaja po u duken të panevojshme.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë situatë që mund të duket dramatike në fillim, do të harrohet shumë shpejt. Një mik do të mundohet të ndërhyjë në planet që tashmë i keni bërë. Nuk ka rëndësi se çfarë arsyetimi janë duke përdorur për ta marrë vëmendjen tuaja, duhet t’i qëndroni prapa qëllimeve tuaja të para. Pas pak kohësh do ta vërejnë se kanë gabuar diçka dhe pasi ta kuptojnë, do t’ju kërkojnë falje.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë gjë që nuk mund ta duroni janë njerëzit përtacë. Kur këta njerëz dështojnë për t’i kryer punët e tyre, ju duket se nuk keni zgjidhje tjetër përveç se t’i merrni përsipër përgjegjësitë e tyre. Nuk i besoni aftësive të tyre në punë dhe pasi që puna duhet kryer, duhet t’i përvilni mëngët dhe ta dëshmoni se si duhet të punohet.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorEntuziazmi juaj për idetë e mençura të një bashkëbanuesi për ta rinovuar shtëpinë do t’ju frymëzojnë edhe më shumë. Do të jeni të interesuar për t’i zbatuar këto plane, por para se të veproni, llogaritni shpenzimet. Do t’ju duhet t’i jetësoni këto plane pa shumë ekstravagancë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJu mbetet juve që të vendosni nëse duhet të vazhdoni me disa plane ligjore apo financiare. Nuk është kurrë vonë për ta ndërruar mendjen. Kontrolloni dokumentet e një kontrate të propozuar. Çfarëdo që bëni, tregohuni më të qartë. Jini të prerë dhe nuk do të ketë vend për keqkuptime.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të keni shumë ftesa për ndeja, por duhet të mendoni se cilën ta zgjidhni. Pasi nuk mund të jeni në dy vende njëkohësisht, disa takime edhe mund të anulohen. Zgjidhni ngjarjet që kanë masat e duhura të sigurisë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDo t’ju duhet t’i tejkaloni disa kushte të rrezikshme financiare. Do të kërkohet nga ju dhe të tjerët që janë të përfshirë në këtë projekt, që të jeni logjikë dhe të kujdesshëm. Një projekt i mbledhjes së fondeve do të mund të mund të sjellë probleme. Do të duhet të punoni fort dhe të merrni përgjegjësi për fondet e pranuara.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNuk do të mund të udhëtoni jashtë vendit, por do ta pranoni një ftesë për ta vizituar një vend që s’keni qenë kurrë më parë. Keni pasur shumë nevojë për ndryshim ambienti. Do të kënaqeni kur mund të udhëtoni me një mik që e doni fort. Do t’ju bëjë mirë që ta ndryshoni pak përditshmërinë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDuhet të flisni me një fqinj, i cili ka qenë duke e pritur përgjigjen tuaj për një ofertë për të cilën nuk keni pasur kohë për të menduar. Jeni shumë krenarë që një person i dashur ia ka dalë të heqë dorë nga një shprehi e keqe. Kjo gjë do t’ju frymëzojë që të mendoni për të hequr dorë nga një shprehi që nuk po ju bën mirë. Tregohuni të vendosur dhe do të keni sukses.